Mjekët në Perunë verilindore i shpëtuan jetën një djali dy vjeçar, i cili gëlltiti tetë gjilpëra mjekësore.
“Vetëm kur hymë në sallën e operacionit dhe hapëm stomakun e tij, zbuluam objekte metalike dhe kuptuam se ishin gjilpëra”, tha Dr. Efrain Salazar.
Mediat lokale raportuan se gjilpërat janë përdorur për të vaksinuar kafshët në fermën ku punon nëna e djalit.
Familja jeton në zonën bujqësore të Taratopou, rreth 622 kilometra larg kryeqytetit Lima.
“Ndoshta i ka gëlltitur duke luajtur ”, tha nëna.
Ndërkohë, djali fatmirësisht është jashtë rrezikut pas operacionit.