Një Lamborghini me vlerë rreth 270,000 paund është sekuestruar nga policia britanike, pas dyshimeve se ishte e pasiguruar. Siç shkruan BBC, makina sportive u ndalua në Milton Keynes të shtunën.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, policia shkruajti: “Vumë re këtë Lamborghini Aventador të bukur duke lëvizur në Milton Keynes, pa targë të përparme…”.
Më pas oficerët zbuluan se shoferi “nuk mund të provonte se kishte siguracion”. Makina është sekuestruar dhe drejtuesi i mjetit është denoncuar. Policia postoi foto të makinës edhe teksa merrej me karroatrec…