Ndihma për të prekurit nga lufta në Ukrainë, Erion Veliaj: Jam shumë krenar

Erion Veliaj së bashku me ambasadorin e Ukrainës kanë qenë të pranishëm në momentet kur po bëheshin dorëzimet për ndihmat nga lufta në Ukrainë. Gjatë fjalës së tij, Veliaj është shprehur shumë krenar për të gjithë ata qytetarë që kanë kontribuar në masë për të ndihmuar ukrainasit.

Erion Veliaj: Dimri atje zgjat më shumë se tek ne, kështu që për këto arsye është shumë e rëndësishme që të ju dërgojmë gjëra që mund të ju duhen. Jam shumë krenar sot, bashkë me ambasadorin e Ukrainës, për të gjithë bujarinë që patëm nga të gjithë qytetarët e Tiranës, e cila vërshoi në të gjitha qendrat që janë hapur. Është një moment jashtëzakonisht i vështirë, e dimë se çfarë do të thotë të kesh nevojë dhe të kërkosh ndihmë, ndaj dhe sot jam shumë krenar për të gjithë qytetarët e Tiranës që kanë kontribuar direkt në ambasadë ose në çadrat e bashkisë dhe duam që ta vazhdojmë këtë aksion deri në datën 14 Mars./tvklan.al

Të Fundit