“Ndihem një muxhahedin”, Berisha kërkon 1 minutë heshtje për iranianin

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Sali Berisha ka komentuar tensionet në Manzë pas kontrollëve nga Policia e Shtetit.

Për një person që vdiq brenda kampit, Berisha fajëson policinë ndërsa kërkon dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi.

“Jam këtu për të deklaruar se sot, në këtë moment, ndjehem më shumë se kurrë njëri prej tyre, ndjehem një muxhahedin, luftëtar i lirisë. U shpreh atyre ndjenjat e mia më të sinqerta të mbështetjes dhe simpatisë. Ndjehem sot muxhahedin sepse qeveria amorale e këtij vendi vrau në bukë të vet, në strehë të vet, një luftëtar lirie,” – u shpreh Berisha.

“Të mbajmë një minutë heshtje për martirin e lirisë që ra për t’u bërë i pavdekshëm, që e vranë në bukë të vet këta të pabesë, që e vranë në shtet të vet këta të pabesë. Ju ftoj të mbajmë një minutë heshtje në nderim të kujtimit të tij,” – shtoi ai.

Të Fundit