Një çift bashkëshortësh nga Shijaku, ankohet në Stop, pasi në 15 gusht i kanë dhënë 2 milionë lekë mikut të tyre Fatmir Deda, që ky i fundit, t’i bënte grilat e shtëpisë. Por Fatmiri nuk ka kryer as punën e as kthen paratë.Megjithëse cifti ka denoncuar në polici, Fatmir Deda ka thënë, se do t’i bëjë grilat për një javë, e në fakt asgjë nuk u zgjidh.Ne takojmë zotin Deda, i cili justifikohet, duke thënë, se ka shumë punë, ndaj grilat do t’ua vërë, kur të gjejë kohë.Por tani cifiti i bashkëshortëve kërkon paratë, pasi ka humbur besimin. Pas ndërhyrjes sonë dhe shumë shtyrjeve të afatit të shlyerjes, cifti i bashkëshortëve merr paratë pas 5 muajsh.
- +355 67 220 8888
- [email protected]