Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ditën e sotme denoncoi një tjetër rast të ndërtimit të kateve pa leje. Këtë herë bëhet fjalë për një ndërtesë në rrugën “Myslym Shyri” në Tiranë.
Çuçi bëri me dije se çdo metër katror i ndërtuar pa leje do t’i nënshtrohet ligjit dhe se do t’i kthehet qytetarëve.
Ndërkohë, ministri tha se ky subjekt përveçse ka kate pa leje, sipas tij ka ndryshuar në mënyrë skandaloze projektin e miratuar më parë. Nga ana tjetër, Çuçi tha se nëse drejtësi do ta kishte bërë si duhet punën do të kishte rezultate akoma më të mira.
“Kjo që po bëjmë nuk është fushatë mediatike apo demagogji por operacion ligjzbatimi kundër këtyre guximtarëve që i bazojnë aventurat e tyre mbi pjesën e mbetur të sistemit të vjetër të drejtësisë të cilët kur i vijnë dosje nga njerëz apo subjekte të kamura për evazion fiskal për krime të tjera e shohin si mundësi për të pasuruar xhepat e tyre. Kështu ndodh që të ndëshkohen njerëz për një cati apo avlli apo dritare e këta shpëtojnë nga kjo pjesë e mbetur e sistemit te drejtesise. Polica e IKMT ka kusuret e veta por kjo pjesë sistemit të drejtësisë sikur të bënte punën do kishim rezultate shumë më të mira. Ne sot kemi aritur ta ulim 10 fish numrin e sipërfaqeve të ndërtuara pa leje. Ky subjekt është subjekt që jo vetëm ka kate pa leje por një ndryshim skandaloz të projektit nga ai i miratuari më parë. Sot pasi të mbarojnë verifikimet e plota për gjithë sipërfaqen do i nënshtrohet ligjit dhe cdo metër katrorë pa leje do i kthehet publikut”, tha Çuçi.