Shuhet në moshën 88 vjeçare Papa Françesku! Lajmin e hidhur e njoftoi Kardinali Farrel mëngjesin e sotëm.
“Të dashur vëllezër dhe motra, me dhimbje të thellë duhet të njoftoj vdekjen e Atit tonë të Shenjtë Françesku. Në orën 07:35 të mëngjesit të sotëm peshkopi i Romës, Françesku, u kthye në shtëpinë e Atit. E gjithë jeta e tij iu kushtua shërbimit të Zotit dhe Kishës së Tij. Ai na mësoi të jetojmë me fisnikërinë dhe vlerat universale të ungjillit, në favor të më të varfërve. Me mirënjohje të pamasë për shembullin e tij si dishepull i vërtetë i Zotit Jezus, ne e përgëzojmë shpirtin e Papa Françeskut për dashurinë e pafund të mëshirshme të Zotit”, tha ai.
Papa Françesku ndodhej në Romë, në Casa Santa Marta, ku ishte transferuar pasi ishte shtruar në Spitalin Gemelli. Të Dielën e Pashkëve ai u shfaq në ballkonin e Bazilikës së Shën Pjetrit për të uruar besimtarët për festën e Pashkëve. Por për shkak të gjendjes së tij të rënduar shëndetësore, mesazhin e lexoi një ndihmës i tij.
Pasi bekoi të pranishmit Ati i Shenjtë përsëriti thirrjen e tij për një armëpushim në Gaza dhe dënoi konfliktin.
Jose Mario Bergoglio lindi në Buenos Aires të Argjentinës më 17 Dhjetor të vitit 1936. Ai ishte papa i parë nga Amerika e Jugut dhe njëkohësisht i pari papë Jezuit.