Ka ndërruar jetë pak më parë në Romë, Maurizio Costanzo, gazetar, drejtues televiziv, autor, skenarist.
Ai ishte 84 vjeç.
Lajmin e bën të ditur zyra e tij e shtypit.
Costanzo, burri i moderatores së njohur, Maria De Fippili, lindi në Romë më 28 gusht 1938, ndërsa ka realizuar dhjetëra programe radiotelevizive dhe komedi teatrale. Ai arriti një popullaritet të madh në vitin 1976, duke drejtuar emisionin talk-show “Bontà loro” në Rai.
Por emri i tij është i lidhur edhe me “Maurizio Costanzo Show “, transmetuar që nga viti 1982 në Mediaset. Ndër programet e tij më të njohura është edhe “Buona Domenica”.