“Na trajtuan me respekt, dinjitet dhe dashuri”, studentet afgane në Shëngjin: I jemi mirënjohëse qeverisë shqiptare

Kryeministri Edi Rama ka postuar në Facebook dy rrëfime të dy prej vajzave të reja afgane që tashmë janë strehuar në Shëngjiin.

“Është vendimi më i vështirë që kam marrë në jetën time se nuk ma merrte mendja se do ta braktisja një ditë vendin tim. Ishte një moment stresues sepse isha një vajzë me ëndrra dhe shpresa për t’u arsimuar”- thotë njëra prej vajzave e cila është studente në Universitetin Amerikan në Afganistan.

“Të lija pas familjarët e mi është vendimi më i vështirë gjatë 20 viteve të jetës time sepse nuk ishte zgjedhja jonë dhe gjithçka u shkatërrua brenda natës”- thotë vajza tjetër e cila po ashtu ishte në ndjekje të studimeve të saj në Afganistan

Vajzat kanë falenderuar qeverinë dhe Shqipërinë për mikpritjen dhe dashurinë e falur.

“I jam shumë falenderuese dhe mirënjohëse qeverisë shqiptare sepse na trajtuan me dinjitet dhe respekt e dashuri”- u shprehën ato.

Të Fundit