“Më qëlluan, sapo dola nga kafja”! Ish-kreu i PS në Vaun e Dejës që u plagos me armë: Ishin dy persona me motor – Stop
Lajme, Të Gjitha

“Më qëlluan, sapo dola nga kafja”! Ish-kreu i PS në Vaun e Dejës që u plagos me armë: Ishin dy persona me motor

Ka folur ish-kreu i Partisë Socialiste në Vaun e Dejës, Nikolin Huba 54-vjeç, i cili mbeti i plagosur me armë zjarri mëngjesin e sotëm në Shkodër.

Ai mësohet se ka thënë që u qëllua nga një dy persona që lëviznin me një motor.

Sipas tij autorët mbanin skafandra në kokë dhe nuk ka mundur t’i identifikojë. Si pasojë e të shtënave me të paktën pesë plumba, Nikolin Huba u plagos në këmbë dhe është jashtë rrezikut për jetën.

“Sapo kam dalë nga kafja dy persona me motor me skafandë në kokë janë afruar dhe më kanë qëlluar. Nuk më kanë thënë asnjë fjalë. Unë nuk e di se kush janë, sepse nuk kam asnjë konflikt me askënd.

Vetëm qëlluan dhe ikën, nuk kam asnjë ide përse më qëlluan”.

Ngjarja është regjistruar rreth orës 10:15, pranë Shkollës Pyjore në qytetin verior të vendit.

I plagosuri aktualisht është anëtar i Këshillit Bashkiak në Shkodër ndërsa punon në HEC-in e Komanit.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *