Gazetarët e emisionit investigativ “Stop” u vunë në dijeni nga një qytetar, se në zonën e Kasharit, në mbrëmje, ndërsa kishte ndaluar në makinë me të dashurën, iu afruan disa policë. Denoncuesi shpjegon, se policët i morën para, duke i thënë, se në të kundërt, do t’i shoqëronin në komisariat për vepra të turpshme, edhe pse ai thjesht po diskutonte me partneren e tij.Por, ky nuk është rasti i vetëm. Një tjetër qytetare denoncon të njetjën situatë. Agjentët e emisionit “Stop”, nisur nga këto denoncime, zbarkuan në terren, në një prej zonave të përmendura në denoncim, pranë Casa Italia, mes Astirit dhe Kasharit.Pa asnjë provë dhe jashtë cdo standardi, këta efektivë akuzuan dy të rinjtë, që në këtë rast ishin agjentët tanë, që thjesht po qëndronin në mjetin e parkuar. Policët u morën 20 mijë lekë “për kafe”, në të kundërt do t’i shoqëronin në komisariat,të akuzuar për vepra të turpshme, derisa të vinte e t’i merrte familja.
- +355 67 220 8888
- [email protected]