“Na grinë” Mushkonjat fitojnë luftën, Stop zbulon intrigën e tenderit

Në vitin 2019 investiguam tenderin e Dezinsektimit, ku zbuluam sesi zyrtarë të lartë të ISHP-së favorizuan operatorët fitues të këtij tenderi. Në atë kohë u dha rekomandim për largim nga puna për 8 zyrtarë të ISHP-së, të cilët nuk u hoqën me justifikimin, se kishin reflektuar.Sot “Stop” i është rikthyer këtij tenderi me një sërë problematikash.Verën e shkua tenderi për dezinsektimin u anulua, pasi një nga operarorët, rezultoi me shkelje dhe lidhje me zyrtarë të ISHP-së. Këtë herë për favorizimin në tender është bërë heqja e Specifikimeve, duke i hapur rrugë cdo operatori të konkuroje me cfarëdo lloj Biocidi, që lufton mushkonjat. Tenderi tani zhvillohet në Ministrinë e Brendshme nga struktura e Agjensisë së Blerjeve të Përqendruara, e cila vendos kriteret dhe ndjek procedurën. Por specifikimet vendosen nga ISHP-ja. Dy specialistët e ISHP-së,epidemiologu Elton Rogozi dhe mikrobiologia Zahide Sulejmani, janë vënë nga ISHP, për të hequr specifikimet, duke mos pasur një kriter mbi biocidet, që do të përdorin operatorët për asgjësimin e insekteve. Nga buletini i Tenderit të Dezinsektimit, Stop ka evidentuar edhe kompaninë “Egian Med shpk” me administrator Fatos Lashin, një mik i ngushtë i nëndrejtori të ISHP-së ,Dritan Ulqinaku. Sipas të dhënave, ky operator ka ofertën më të ulët, por ky fakt na con në një tjetër problem.Biocidi, që ka ky operator AquaBac DF 3000 dhe AquaBac 200G nuk listohen në listën e miratuar nga Ministria e Shëndetsisë për t’u përdorur në Shqipëri. Ndërkohë “Egian Med shpk” nuk është emër i panjohur. Në vitin 2017 konstatuam, se operatori me administrator Fatos Lashin kishte hedhur mbetje farmaceutike në mjedis.Në 2019-ën Fatos Lashi, si person fizik, u pezullua nga KPP për 18 muaj për parregullsi në tenderin e Dezinsektimit.

Të Fundit