Murrizi çon në SPAK 2 tendera të bashkisë Lushnje: 3 mln lekë për një lopë

Deputeti Myslim Murrizi ka depozituar ditën e sotme një kallëzim penal për dy tendera të bashkisë Lushnje.

Murrizi hedh akuza për abuzim me paratë publike lidhur me dy tendera, 6 milionë euro per projektin e sistemit te ujitjes në bashkinë Divjakë për ujitjen e 2800 hektareve tokë arë dhe tenderin 4.5 milionë euro për blerjen e 1912 meshqerrave nga Danimarka.

Kallëzimi është bërë kundër ish-ministrit të Bujqësisë Edmond Panariti, ndaj ish Sekretarit të Përgjithshëm të kësaj ministrie Vojo Bregut, anëtarëve të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, si dhe kompanive fituese.

Në kallëzim Murrizi ka renditur argumentet për secilin tender.“Ne tenderin e pare per sistemin e ujitjes sipas relacionit shpjegues eshte planifikuar ujitja e 2800 hektareve toke por ne fakt prej 4 vitesh nuk ujiten as 25 hektare toke.

Ne projekt eshte parashikuar marja e ujit nga lumi Shkumbin ne fshatin Sulzotaj sepse uji i kanalit te Terbufit eshte uje i kripur nga batica e detit dhe nuk perdoret per ujitje pasi demton çdo bime te mbjelle. Nuk ka asnje tube te shtrire nga lumi shkumbin ne drejtim te pompes se rikonstruktuar ne kanalin e terbufit, pompe e cila nuk eshte ndezur asnjeher nga viti 2017.

Tenderi i dyte i realizuar ne dhjetor 2016 dhe ne prill 2017 me vlere totale mbi 4.5 milion euro per blerjen e 1912 meshqerrave nga Danimarka eshte nje tjeter abuzim i paster dhe dyshues per korrupsion. Vlera mesatare e nje meshqerre shkon mbi 3 milion leke te vjetra per koke, vlere e cila eshte tre fish me e larte se çmimi i tregut. Firma fituese eshte e njejta per te tre lotet edhe pse ne lotin e trete ka patur çmimin me te larte se kompanite e tjera pjesemarrese. Abuzive eshte menyra e shperndarjes se tyre dhe nga informacionet qe kam ju jane dhene per fushaten e vitit 2017 ne qarkun Fier vetem antareve te LSI. Lopet kane ardhur nga Danimarka dhe eshte shume e lehte per te verifikuar nga dogana faturen qe percakton vleren e zhdoganimit ku eshte percaktuar çmimi i nje meshqere. Po ashtu nepermjet tatimeve mund te vertetohet se si i ka deklaruar ne bilancin financiar kompania fitimin nga vlera qe ka blere nje meshqerre ne Danimarke sipas fatures qe ka paraqitur ne dogane dhe çmimit qe ka fituar kete tender nga Ministria e Bujqesise”, thotë Murrizi në Kallëzim.

Të Fundit