“Mungojnë kushtet”, tregtarët në Durrës protestojnë për vendimin e Bashkisë: Tregu i ri shumë larg, s’plotëson standardet

Tregtarët e tregut fshatar në Durrës janë hedhur në protestë, pasi kundërshtojnë vendimin e bashkisë për vendin e ri ku do të tregtojnë.

Ata shprehen kundër tregut të ri në fushë e rërës, ndërsa u shprehën se ai është shumë larg. Sipas tyre në këtë treg mungojnë kushtet higjeno-sanitare, ku sipas tyre nuk ka as tenda dhe banakë.

Tregtarët kërkuan që të ushtronin aktivitetin e tyre afër stadiumit të Durrësit. Mes të tjerash ata nuk i kanë kursyer deklaratat politike, ndërsa shtuan se në zgjedhjet e ardhshme do të votojnë kundër kryebashkiakes së Durrësit.

Të Fundit