“Mu”, varianti i ri i koronavirusit, OBSH nis monitorimin

Organizata Botërore e Shëndetësisë po monitoron një variant të ri të koronavirusit të njohur si  variant “Mu”, i identifikuar për herë të parë në Kolumbi në muajin janar.

Raportime për praninë e këtij variant janë marrë edhe në vende të tjera të Amerikës së Jugut dhe në Evropë.

Ky variant mban emrin shkencor B.1.621 dhe është klasifikuar si një “variant me interes studimi”, pavarësisht se sipas shkencëtarëve duhen më shumë kërkime për ta njohur këtë variant dhe mbi të gjitha, për t’i kthyer përgjigje pyetjes nëse ai është rezistent apo jo ndaj llojeve të ndryshme të vaksinës anticovid.

OBSH-ja aktualisht ka identifikuar katër variante shqetësuese të COVID-19, përfshirë Alpha, i cili është i pranishëm në 193 vende, dhe Delta, i përhapur në 170 vende. Pesë variante të tjera, përfshirë Mu, duhet të monitorohen.

Të gjitha viruset, përfshirë SARS-CoV-2 që e shkaktojnë COVID-19, ndryshojnë me kalimin e kohës, por disa mutacione mund të ndikojnë në vetitë e një virusi dhe ta bëjnë përhapjen e tij më të lehtë.

Që nga fillimi i pandemisë se covid-19 kanë humbur jetën mbi 4.5 mln persona, janë prekur mbi 218 mln dhe janë sheruar mbi 195 mln në të gjithë botën.

Të Fundit