“Mu duk si depresiv, jo si polic normal” dhunoi qytetarin për parkim, ja çfarë ndodhi në Durrës!

Në muaji prill transmetuam një ngjarje të ndodhur në 7 shkurt 2021, në rrugën “Mujo Ulqinaku” në Durrës. Qytetari Islam Kodheli ndaloi mjetin në rrugë në kundravajtje dhe shkoi për të blerë lule te një subjekt.Polici rrugor, Ervis Bejdo, debatoi me të dhe më pas përdori forcën ndaj qytetarit.Në ngjarje u ndodhën vjehrri e kunati i Islamit, të cilët gjithashtu u shoqëruan me forcë në polici.Punonjësi i policisë bëri kallzim të rremë para oficerit të Policisë Gjyqësore dhe prokuroria e coi në gjykatë këtë cështje po me këtë akuzë. Ndërsa drejtuesi i mjetit u gjykua dhe u dënua me gjobë për mosbindje të policit. Polici është hetuar pa u pezulluar nga puna.Fillimisht punonjësi i Policisë Rrugore Durrës, Ervis Bejdo, në raportin e tij të shërbimit, të datës 7 shkurt 2021, deklaroi se qytetari, jo vetëm, që nuk ishte bindur, por e ka ofenduar dhe kërcënuar me fjalët “Ti je legen”! Prokuroria, në përfundim të hetimit, e coi cështjen për gjykim me akuzën e kallzimit të rremë për policin rrugor dhe për mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të policisë, drejtuesin e mjetit.Drejtoria e Standardeve të Policisë së Shtetit, në përgjigjen ndaj denoncuesit, shpjegoi, se po pret vendimin e Gjykatës së Shkallës së parë Durrës, dhe nëse konstatohen shkelje, do të fillojë hetimi administrativ disiplinor.Pas transmetimit të rastit të policit rrugor, që gënjeu në gjykatë, Ervis Bejdo nuk është më pjesë e Policisë Rrugore. Ai është transferuar në Drejtorinë e Migracionit. Ndërsa prokurorja ka kërkuar 4 muaj burg në ngarkim të tij.

Të Fundit