Treviso(Itali) – Një ngjarje e pabesueshme dhe e mrekullueshme me një fund të lumtur ka ndodhur pasditen e djeshme në Treviso: një vajzë 4-vjeçare po luante në ballkonin e shtëpisë së saj, në katin e dytë të një pallati, u afrua më shumë seç duhet dhe ra nga ballkoni. Ajo u shpëtua – për mrekulli – nga një i ri që kaloi rastësisht dhe që e kapi “në ajër” e shpëtoi vogëlushen gjatë rënies.
Aksidenti në Treviso
Ndodhi në Sant’Antonino (rrethi Treviso) pranë barit të picerisë Sport: kalimtari i ri pa një celular që fluturonte poshtë dhe duke ngritur lart vuri re vajzën e vogël që po binte nga kati i dytë i ballkonit të ndërtesës: me shpejtësia e madhe arriti ta shpëtonte duke e marrë në krahë.
Më pas është njoftuar policia e cila ka ndërhyrë për zbardhjen e ngjarjes.