“Cigani Bond” Lindi në një karavan buzë rruge, sot është cigani i parë miliarder në Angli (FOTO)

“Emri im është Bond… Cigani Bond”. Kështu e nis rrëfimin e tij Alfie Best, cigani i vetëm miliarder në Britaninë e Madhe, i cili sapo ka shpenzuar 4.5 milionë paund për një helikopter të projektuar nga kompania e preferuar e makinave të James Bond, Aston Martin.

Helikopterë të tillë janë prodhuar vetëm 15 dhe një prej tyre i takon multimilionerit Alfie me numrin 007.

Kur mori në dorëzim helikopterin, Alfie u mahnit dhe teksa hapi derën në pistën e asfaltit në aeroportin e Oksfordit, ai tha: “Është e pabesueshme, është shumë larg nga automjeti im i parë, një ‘Ford Escort’, të cilin e shita për 1 mijë paund”.

 

“Kur helikopteri erdhi nga fabrika e Airbus-it ishte pak ‘ushtarak’, i gjithi jeshil dhe gri.Por shikojeni tani, pasi djemtë nga Aston Martin kanë bërë punën e tyre. Është fenomenale dhe aroma e lëkurës krejt të re është jashtë kësaj bote”, shtoi ai.

Brenda kabinës së kuqe dhe gri, të pajisur me lëkurën më të mirë të punuar me dorë, Alfie tregon një pllakë të vogël argjendi në pjesën e sipërme të panelit të instrumenteve, e cila lexon: “Aston Martin G-YPS, Edition Number 007, i ndërtuar për Alfie Best”.

Ai thotë: “007 më bën të buzëqesh. Por ju betohem se ishte një surprizë e bukur, fantastike marrja e atij numri serial, sepse vetëm 15 prej tyre janë ndërtuar ndonjëherë dhe ne kemi përfunduar me të vetmin në botë që është 007.

Alfie Best njihet si milioneri cigan prej vitesh dhe ai tani ka një vlerë pasurie prej 700 milionë paundësh, sipas listës së fundit të të pasurve të Sunday Times. Jo keq për një burrë të lindur 52 vjet më parë në një karvan udhëtarësh të parkuar në anë të rrugës pranë Leicester në një stuhi dëbore.

Të Fundit