“Mos prek me dorë ti ore!”- Deputetët e PD-së përplasen me Gardën në Kuvend

Ka nisur me tensione seanca plenare e kësaj të enjteje. Deputetët e Partisë Demokratike janë përplasur me pounonjësit e Gardës në hyrje të parlamentit.

Shkak është bërë moslejimi i deputetëve të përjashtuar për të marrë pjesë në seancë.

Nga pamjet dëgjohen deputetët të cilët i thonë punonjësve të Gardës të mos i prekin me dorë.

“Hape derën. Tërhiqi çunat se do futemi në mbledhje byroje. Mos prek deputetët me dorë ti ore”, dëgjohet të thotë Vokshi.

Ndërkohë deputeti Luan Baçi dëgjohet të thotë me tone të larta: “Më kape me dorë! Nuk lejohet të kapësh me dorë një deputet.”

Kujtojmë se nga Sekretariati i Etikës janë përjashtuar këtë javë 6 deputetët të Partisë Demorkatike të cilët bllokuan foltoren gjatë seancës së kaluar.

Deputetja Greta Bardeli, ishte ajo e cila u përjashtua më pak ditë se gjithë të tjerët, vetëm 3 ditë. Ndërkohë që deputetët Edmond Spaho, Elda Hoti, Oerd Bylykbashi dhe Sorina Koti u përjashtuan me 10 ditë.

5 ditë u përjashtua edhe deputetja Linditia Metaliaj.

Ndërkohë që do të mungojnë në seancë për shkak të përjashtimit 10-ditor nga java e kaluar edhe Sali Berisha dhe deputeti Flamur Noka.

Të Fundit