“Mori ryshfet”, GJKKO lë në “arrest shtëpie” ish-zv/ministren Voda

Ish-zv/ministrja Brendshme Rovena Voda mbetet në “arrest shtëpie”, sot Gjykata e Posaçme la të pandryshuar masan e sigurisë.

Po ashtu,  GJKKO la gjithashtu të pandryshuar masën ‘arrest shtëpie’ edhe për Florida Beun si dhe Majlinda Hasanin.

Voda akuzohet  për veprën penale “ushtrim ndikimi të paligjshëm” pasi dyshohet se ka marrë ryshfet për punësimin e Florida Beu dhe Majlinda Hasani në institucione publike.

Rovena Voda akuzohet nga SPAK se ka marrë përfitime nga Florida Beu dhe Majlinda Hasani kundrejt emërimeve të tyre në detyrë.

Nga përgjimet, rezultoi se Voda kishte marrë në këmbim nga Beu, për punësimin e kësaj të fundit në institucion publik, një shumë prej 1 mijë eurosh, një telefon dhe një arkë me peshk.

Të Fundit