Mori 3 milionë lekë borxh, i ktheu vetëm pasi u denoncua në STOP

Një qytetare iu drejtua emisionit “Stop” me pretendimin, se ishte në pritje prej më shumë se një viti për të marrë mbrapsht 3 milionë lekë, që cilat ia kishte dhënë subjektit “Bea Marketing Promocion”, me administratore Ermelinda Sinani.Sipas denoncueses, shuma ishte dhënë në kuadër të një projekti bashkëpunimi, me garancinë, se do t’i kthehej brenda një jave. Megjithatë, pavarësisht premtimeve të vazhdueshme, paratë nuk ishin kthyer. Qytetarja vuri në dispozicion komunikime mes palëve, si edhe dokumentacionin bankar, që provonte transferimin e shumës. Në këto komunikime pranohej ekzistenca e detyrimit financiar dhe përmendeshin afate të ndryshme për kthimin e shumës, që cilat nuk ishin respektuar.Situata mori një tjetër rrjedhë, kur gazetarja kontaktoi administratoren Ermelinda Sinani. Menjëherë pas telefonatës, kjo e fundit i dërgoi mesazh qytetares dhe kreu një pagesë të parë prej 800 mijë lekësh, duke premtuar, se pjesa e mbetur do të likuidohej brenda afatit të caktuar.Më pas, Ermelinda Sinani shleu të gjithë detyrimin financiar prej 3 milionë lekësh ndaj qytetares, duke i dhënë zgjidhje problemit, që vijonte prej më shumë se një viti.

Të Fundit