Noterja e Fierit Anila Haxhiu dhe bashkëshorti i saj Ilirjan Ymeri, do të ulen në bankën e të akuzuarve në Gjykatë për dhunimin për shkak të detyrës të grupit të xhirimit të emisionit “Stop”.
Hetimet për ciftin e bashkëshortëve kanë përfunduar dhe dosja është nisur drejt institucionit të gjykimit.
Noterja Haxhiu pëvec abuzimit me detyrën, për të cilën kishte shkuar atje grupi i xhirimit, edhe e ka dhunuar këtë të fundit. Duke mos iu përgjigjur gazetares, ajo e ka mbyllur atë me celës në zyrë, duke pretenduar, se po e bezdiste dhe duke njoftuar sallën operative të policisë. Gjatë kësaj kohe,-thuhet në dokumentin e hetimit,- ajo ka thirrur edhe bashkëshortin Ilirjan Ymeri, ndërsa dhunonte me duar gazetaren, duke i shkaktuar hematoma e humbje të aftësisë për punë për 9 ditë.
Nga ana tjetër bashkëshorti i noteres ka goditur kameramanin e emisionit Stop, duke i shkaktuar hematoma në qafë të tilla, që gjithashtu shkaktojnë humbjen e aftësisë për punë për 9 ditë.Ilirjan Ymeri, bashkëshorti dhe seksesi i noteres, nuk është mjaftuar me kaq. Ai ka përplasur në tokë e shkelmuar edhe telefonin e gazetares.Raporti i prokurorisë ka përshkruar me detaje gjithë ngjarjen, që përfundoi me incidentin e dhunshëm. Për këto konkluzione, janë marrë dhe rezultatet e raportit mjeko-ligjor, si edhe pamjet filmike të operatorit të emisionit Stop dhe zyrës së noteres Anila Haxhiu.