Ndërtuesi i vë syrin pallatit, qytetarja kërkon shtëpinë, sheh pallatin e shëmbur brenda ditës

Jemi vendosur në qytetin e Vlorës, për një ankesë të zonjës Tatjana Hoxha.

Ajo tregon, se prej 20 vitesh banonte në një pallat, që u shemb në 1 qershor 2023. Tatjana thotë, se në vitin 2010, firma “Cobo Shpk” dhe “Hanxhari Shpk” kërkuan leje ndërtimi për pallat. Firma Cobo e fitoi të drejtën, ndaj u prish në atë kohë 1/4 e pallatit. Firma Hanxhari Shpk nuk e përdori lejen e atëhershme dhe pas 10 vitesh e rifreskoi lejen në gjykatë.Zonjës Tatjana, përvecse nuk iu komunikua data e prishjes së banesës, iu tha, se shtëpinë e saj e kapte projekti i rrugës, që do të ishte aty. Ndërkohë zonja shpjegon, se nuk e kap rruga, por pallati dhe rruga do të ndërtohet në funksion të pallatit.Marrëveshja e fundit ku zonja do të përfitonte nje sipërfaqe te caktuar dhe do të paguante për metrat katrorë shtesë, nuk u realizua, pasi nuk iu vu në dispozocion asnjë dokument, që zonja të krijonte siguri.

Ndërkohë përgjegjësi i buxhetit në bashkinë e Vlorës, i ofron një marrëveshje, duke e këshilluar, që lekët e shpronësimit, t’ia japë ndërtuesit dhe të përfitojë apartament. Qytetarja shkon ne zyren e Inspektoriatit të Ndërtimit Vlorë dhe kërkon shkresën e njoftimit për prishjen e pallatit, por i tregohet një shkresë me protokollin e bashkisë.

Të Fundit