Në redaksinë e “Stop” një ish-punonjëse e subjektit “Saranda Al”, që tregton produkte bulmeti dhe vaj sallate e ulliri, tregon, se gjithcka aty ishte e falsifikuar dhe jashtë standardeve të konsumit. Ajo shpjegon, se mblidheshin shumë lloje vajrash, kryesisht vaj luledielli i skaduar, pa etiketë dhe riambalazhohej me etiketë të re nën emrin “Saranda Al” me pronar Mihal Kote.
Vajit të lulediellit i shtohen disa përbërës, një lloj lëngu me ngjyrë të kuqe dhe një produkt tjetër në formën e plastelinës, që përzihet në enë të vecanta dhe i shtohet vajit të lulediellit, për të marrë ngjyrën dhe aromën e vajit të ullirit.Po kështu kackavalli i grirë prodhohet nga djathi i mykur, që pastrohet e grihet për t’u rihedhur në treg nga “Saranda Al”.“Stop” ka hyrë brenda ambienteve të magazinave të “Saranda Al”, duke faktuar krimin, që bëhet cdo ditë me shëndetin tonë.
Pasi hyri në magazinat e “Saranda Al”, kamera e fshehtë e “Stop” tregon, sesi përgatitet kackavalli e si ndërrohen etiketat e djathit të prishur, apo djathit të lopës në djathë dhie.Kapllan Sulaj, ekspert i ushqimit, shpjegon mënyrën, sesi është rregulluar me ligj cështja e sigurisë ushqimore, duke filluar nga gjurmueshmëria e produktit, që nis me prodhuesin e deri në tavolinën e konsumatorit.Granit Sokolaj, që drejton një OJF për mbojtjen e konsumatorit shpjegon, se AKU nuk ka laboratorë për analizat vjetore të kontrollit të tregut. Ligji ekziston, por shkelësit e tij dënohen shumë pak.Etiketa, sipas tij, duhet të jetë element kyc, për t’u informuar saktë, mbi atë cfarë përmban produkti, që tregtohet.