Mjellma në liqenin e Pogradecit plagoset me çifte për t’u balsamosur – Stop
Aktualitet, Të Gjitha

Mjellma në liqenin e Pogradecit plagoset me çifte për t’u balsamosur

Vijon gjuetia e paligjshme ndaj mjellmave në liqenin e Pogradecit.

Punonjës të zonave të mbrojtura në Pogradec bëjnë me dije se një mjellmë e plagosur me armë zjarri është konstatuar ditën e djeshme përballë komisariatit të qytetit. Pasi është kapur, mjellmën e kanë nisur në drejtim të qendrës së rehabilitimit në Divjakë.

Sipas tyre, mjellma dyshohet se është gjuajtur me çifte. Mishi i këtyre shpendëve nuk konsumohet, ndaj dyshohet se është synuar të vritet për t’u balsamosur.

Gjuetia e paligjshme, me gjithë moratoriumin në fuqi prej kohësh nuk ka kursyer as speciet e rralla.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *