Mjeku Tritan Kalo për performancën e Ronela Hajatit: Një ndotje akustike dhe pullëkuqëzime pamore

Këngëtarja Ronela Hajati nuk arriti të kualifikohej për në finale e madhe të Eurovisionit që po mbahet në Torino, Itali, por rrëmbeu vëmendjen e të gjithëve me veshjen ekstravagante,, gjestet dhe lakuriqësinë. Pikërisht këto shkaktuan edhe një mori komentesh negative dhe akuzash ndaj saj dhe atyre që zgjodhën këtë si fituese të festivalit të RTSH-së.

Mjeku infeksionist Tritan Kalo ka reagoi ashpër përmes një postimi në Facebook ku ka shprehur pakënaqësitë e tij në lidhje me kuptimin e këngës dhe performancën në festival.

Sipas Kalos kjo gjë ishte një degradim në jetën artistike pasi përveç pasthirrmave ishin dhe gjestikulacionet erotike të kërcimit. Ai ka shtuar se kjo gjë ka sjellë dëmtimin e gjithçkaje, si në politikë, rinisë, muzikës apo dijëmarrjes.

Kalo ka shprehur keqardhje për të gjithë vendin dhe e cilësoi si inkurajuese për braktisjen e të rinjve nga Shqipëria.

“Mirmëngjes e ditë të mbarë miq, të afërm, dashamirës e bashkëatdhetarë….A mundet ndokush të më sqarojë, se çfarë “Sekreti” fshehu në Eurovizion këngëtarja Ronela Hajati….Degradimi i shumshkaje në jetën tonë artistike kulmoj mbrëmë me këtë përfaqsim, ku përpos pasthirmave ishin edhe gjestikulacionet erotike të kërcimit, ato që krijonin jo pak “ndotje akustike” dhe “pullëkuqëzime pamore”….Dritëro Agolli i madh, thelbin e degradimit shumëplanësh të shoqërisë sonë Demon-kratike, e gjente të zëvëndësimi i MERITOKRACISË me SHKËRDHATOKRACINË….”KANABIZIM” i gjithshkaje: i politikës, i ekonomisë, i rinisë, i muzikës, i dijedhënies dhe i dijemarrjes, i mjaft emisioneve televizive dhe mbi të gjitha ERRËSIMI TYMOR KANABISOR i vetë ardhmërisë sonë….Shumë e tristë për të gjithë ne, dhe shumë inkurajuese për braktisjen e vëndit drejt thejqafjes emigratore sidomos nga të rinjtë…. Quo vadis Shqipëria ime e këndej Drinit!!!”-shkruan Kalo i revoltuar./Shekulli

Të Fundit