Mjekja toksikologe Suela Xhufi është shprehur se sheqeri është shumë toksik prandaj është shumë i rëndësishëm eleminimi i tij në trupin tonë.
E ftuar në Euronews Albania, Xhufi theksoi se sheqeri krijon më shumë varësi se kokaina, ndërsa e ka cilësuar si një lloj droge.
“Eleminimi i sheqerit është shumë i rëndësishëm. Sheqeri është shumë toksik dhe është një lloj droge. Krijon më shumë varësi se kokaine. Mund të zevëndësohet”- tha ajo.