EMISIONI 119(Sezoni 8) 16 Shkurt 2023- Pagesat e pedagogeve, marrin para ekstra edhe kur jane ne gjume.

Në këtë pjesë të emisionit do të flasim për abuzimet me pagesat e pedagogëve në Fakultetin Juridik. Në dokumentet e siguruara nga “Stop” flitet për shifra të ekzagjeruara pagesash, të cilat justifikohen me mbingarkesën apo ato, që quhen pagesa ekstra.Dekania Dorina Hoxha për vitin 2020 ka marrë aq pagesa, sa i bie të ketë punuar 18 orë në ditë gjatë këtij viti akademik.Po kështu lista vijon me të tjerë emra, që “punojnë” edhe në kohën e gjumit.

Sot është dita e beqarëve, ose sic njihet ndryshe, shën Faustini. Një ngjarje rëndë është rregjistruar në Pogradec, ku një oficer policie është kapur nga kamerat duke dhunuar një qytetar. E gjithë skena është e filmuar nga kamerat e një banese.

Në qytetin e Gramshit, në sheshin me emër Kamber Dërmyshi, është vendosur busti i Antonio Gramshit.Kamber Dërmyshi ka qenë koordinator i të gjitha veprimtarive politike në vitet 1870-1915, duke kontribuar në shpalljen e pavarësisë dhe hapjen e shkollave shqipe. Familjarët kanë një shqetësim.Stërnipi, Adrian Dyrmyshi, tregon se para 10 vitesh kërkoi, që busti I Kambër Dërmyshit të vendosej në mes të sheshit, por kjo iu mohua. Para disa muajsh mori vesh, se në mes të sheshit do të vendosej busti i Antonio Gramshit.

Antonio Gramshi ishte një filozof italian, marksist me origjinë arbëreshe. Ai njihet si bashkëthemelues i Partisë Komuniste Italiane dhe sekretar i rëndësishëm i saj, deri në burgosjen e tij nga regjimi fashist i Benito Musolinit.Kryetari i bashkisë, Klodian Tace, thotë, se ky është vendim i Këshillit Bashkiak.Kryetari i Komisionit, Fatbardh Cekrezi, shpjegon, se Këshilli ka propozuar dhe miratuar vendosjen e bustit të Antonio Gramshit si një figurë e njohur dhe prej origjinës së tij, por vendodhjen e përcakton Drejtori i Urbanistikës. Kështu askush nuk i jep përgjigje pyetjes, se pse në një shesh, që mban emrin e Kamber Dërmyshit, duhet të vendoset busti i një figure tjetër.

Të Fundit