Misteri: 23-vjeçari shkon në bjeshkë për të mbledhur boronicë dhe nuk kthehet më…

Një 23-vjeçar rezulton i zhdukur që prej ditës së djeshme në Kukës. I riu shkoi në bjeshkë për të mbledhur boronicë, por nuk u kthye më në shtëpi. Alarmin e dhanë familjarët e tij, të cilët denoncuan rastin në polici. Autoritetet kanë nisur kërkimet për 23-vjeçarin, fati i të cilit momentalisht mbetet mister.

“Më datë 05.09.2022, në Komisariatin e Policisë Kukës, kanë bërë kallëzim familjarët e shtetasit M. A., 23 vjeç, banues në fshatin Borje, se gjatë ditës së djeshme 23-vjeçari ishte larguar në bjeshkë, për të mbledhur boronicë dhe nuk ishte kthyer më në banesë. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë. Në bashkëpunim me Policinë Kufitare vijojnë kërkimet për gjetjen e 23-vjeçarit”, thotë policia në një njoftim për rastin në fjalë./tvklan.al

Të Fundit