Është miratuar në Komisionin Ekonomisë rritja e pagave për punonjësit e administratës. Pjesë e rritjes janë edhe pagat e deputetëve dhe ministrave, pas kërkesës së vetë deputeteve gjatë seancës në komision.
Rritja e pagave për deputetët dhe ministrave do të bëhet sipas koeficentëve. Në propozimin e sjellë nga qeveria nuk ishte parashikuar një rritje e tillë, por deputetët e komisionit të ekonomisë edhe me propozim të deputetëve të komisionit të ligjeve propozuan dhe miratuan rritjen e pagës së deputetëve duke ruajtur hierarkinë me koeficiente 0.73.
Ky ligjj hyn në fuqi menjëherë dhe i shtrin efektet nga data 1 prill 2023 dhe botohet në fletoren zyrtare.