Përmbytjet në Itali/ Rriten çmimet e lopatave dhe çizmeve

Ndërsa është ende e vështirë të përcaktohen sasitë e dëmeve të shkaktuara nga përmbytjet në Emilia-Romagna, vendi duhet të përballet edhe me valën e rritjen e çmimeve dhe plaçkitjeve që kanë të bëjnë pikërisht me zonat më të prekura të Emilia-Romagna.

Së fundmi, është rritja e çmimeve të mallrave dhe materialeve bazë që lidhen me emergjencën e vazhdueshme të përmbytjeve si çizmet, lopatat, dorezat, xhaketat dhe kostumet e papërshkueshme nga uji.

Diçka e tillë ka nxitur një kontroll të rreptë nga policia për të mbrojtur qytetarët dhe për t’iu kundërvënë një fenomeni spekulativ.

“Autoritetet kompetente u është kërkuar nga administrata komunale për të mbrojtur qytetarët dhe për t’iu kundërvënë një dukurie spekulative të bërë edhe më serioze nga fakti se mbivendoset me një katastrofë të paprecedentë për zonën e Forlit”, thuhet në një deklaratë.

Të Fundit