Miratimi nga PE i raportit për Shqipërinë, Spiropali: Rikonfirmon avancimin tonë të shpejtë drejt anëtarësimit

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ka reaguar pas miratimit sot nga Komisioni i Punëve të Jashtme në Parlamentin Evropian të raportin për Shqipërinë.

“Miratimi nga Komisioni i Punëve të Jashtme të Parlamentit Europian i Raportit për Shqipërinë rikonfirmon avancimin tonë të shpejtë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian, si vendi pararojë mes vendeve kandidate, që ecen më vendosmërisht drejt familjes europiane, vlerëson arritjet e reformave demokratizuese dhe integruese, pavarësinë e sistemit të drejtësisë dhe luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit e pandëshkueshmërisë.

Objektivi ynë strategjik kombëtar për çeljen e gjithë kapitujve brenda muajit qershor, përmbylljen e negociatave brenda vitit 2027 dhe anëtarësimin në BE brenda kësaj dekade ka tashmë një mbështetje të gjerë nga Parlamenti Europian, Komisioni Europian dhe po fiton mbështetjen edhe nga vendet anëtare.

Falenderoj reporterin Andreas Schieder për pasqyrimin me realizëm të arritjeve të Shqipërisë, dhe deputetët që në shumicë absolute e mbështetën”, shprehet Spiropali.

Të Fundit