Regjisori Edmond Budina e ka cilësuar vendimin e qeverisë për miratimin e fondit për ndërtimin e Teatrit Kombëtar pështymë në fytyrën e drejtësisë dhe turp të madh.
Në fjalën e mbajtur për mediat Budia shprehet se ky vendim pa pritur vendimin e Gjykatës Kushtetuese është dhunë ndaj sistemit të drejtësisë. Budina theksoi ndër të tjera se do të vazhdojnë luftën dhe se do ta ndërkombëtarizojnë çështjen.
“Këtë akt normativ të Këshillit të Ministrave unë e quaj një pështymë në fytyrë të drejtësisë shqiptare. E quaj një turp të madh që pa pritur ende vendimin e Gjykatës Kushtetuese ata marrin vendime. Është prepotencë, dhunë kundrejt një sistemi drejtësie që e kanë bërë vetë. Ne do vazhdojmë luftën tonë. Askush të mos mendojë se ne do të tërhiqemi. Nëse nuk merret një vendim i drejtë për Teatrin Kombëtar ne do shkojmë në instanca ndërkombëtare dhe kjo çështje do ndërkombëtarizohet shumë herë më tepër. Teatri Kombëtar është një çështje e madhe korruptive, askush nuk na e mbyll dot gojën”, deklaroi Budina.