Mira Rakacolli: Vaksinimi detyrim qytetar, por nuk mbron 100%

Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri janë regjistruar 502 raste të reja dhe 4 humbje jete nga Covid-19.

Për të diskutuar mbi situatën epidemiologjike në vend dhe procesin e vaksinimit të detyrueshëm në një lidhje Skype në studion e lajmeve në MCN TV zv.Ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli deklaroi se ka pasur nj tendencë të përkeqësimit të situatës, por që numri i viktimave gjithsesi nuk shkon në përputhje me ato të humbjes së jetëve.

Ndërsa lidhur me riinfektimet tek personat që e kanë kaluar Covid por dhe që janë vaksinuar, Rakacolli sqaroi se asnjë vaksinë nuk mbron 100%, gjithmonë është një 5% i rrezikuar.

Siç është parë nga raportimet ka një tendencë të përkeqësimit të situatës. Do përmendja këtu numrin mesatar të incidencës numrin e personave që kanë nevojë për përkujdesje spitalore si dhe është shtuar numri i vdekjeve. Por gjithsesi në krahasim me më parë kjo nuk shkon në përputhje me numrin e infektimeve me ato të humbjes së jetës dhe kjo vjen falë vaksinimit. 95 % janë të pavaksinuar ata që vinë në spitale. Ne e quajmë këtë valë epidemike të të pavaksinuarve. Është normale që çdo lloj vaksine që të bësh nuk e mbron 100% popullsinë dhe kjo nuk ndodh vetëm me covid, por me të gjitha llojet e vaksinave. Por e rëndësishme është se vetëm 5 % janë ata që janë infektuar edhe pas vaksinimit. Asnjëherë s’mund të thuash se vaksina të mbron 100%, 5 % e asaj popullsie mbetet e rrezikuar. Tashmë Shqipëria po provon se vaksina është mjeti kryesor për të mos marrë sëmundjen por dhe ta marrësh ta kalosh në mënyrë asimptomatike ose ta kalosh sa më lehtë.

E pyetur se kur vaksinimi nuk ndërpret zinxhirin e transmetimit, kush i jep të drejtën aplikimit të detyrueshëm të saj, Rakacolli e hodhi poshtë duke sqaruar kur vaksinohesh, mbrohesh jo vetëm ti por dhe te të tjerët që kanë kontakt me ty.

Kjo është dezinformim. Vaksinimi e ndërpret zinxhirin e infektimit. Sa i përket vaksinimit të detyrueshëm pasi prek shumë anë dhe është diskutimi mbi raportin që ka e drejta e dikujt për të vendosur për organizmin e vet, me të drejtën për të mbrojtur tjetrin. Mësuesi nëse nuk do të vaksinohet do të sëmurë fëmijët në klasë. Apo kur ti shkon te mjeku për tu kuruar dhe infektohesh s’ka kuptim. Pra vaksinimi është detyrë qytetare për të bërë. Është për grupet më të rrezikuara. Është për mjekët, mësuesit. Por nga ana tjetër është dhënë opsioni se ata që sduan ta bëjnë të provojnë periodikisht se nuk janë të infektuar dhe nuk e shpërndajnë atë në vendet ku punojnë. Vaksina mbron, por duhen respektuar edhe masat e tjera si mbajtja e maskave.

Të Fundit