Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu nga mbledhja e jashtezakonshme e qeverise pas konfirmimit te dy rasteve te pare me koronavirus ne vendin tone dha detaje per te prekurit dhe beri apelin e forte per zbatim te masave te higjienes dhe mos frekuentimin e spitaleve pa u vizituar me pare nga ekipet e urgjences ne shtepi.
Është kontaktuar urgjenca kombëtare menjëherë sipas protokolleve janë marrë mostrat, kanë patur shenjat klinike, janë dërguar në laborator e kanë rezultuar pozitiv,
menjëherë janë kryer identifikimi, izolimin e kontakteve të ngushta përgjatë natës, kanë marrë mostrat e kontakteve për analizë dhe tashmë kontaktet janë të izoluar.
Ndërsa dy qytetarët janë dhe po marrin shërbim pranë Infektivit në QSUT.
Dua të bëj disa thirrje, qytetarët të ruajnë qetësinë, ekipet e urgjencës janë në gatishmëri dhe në spitale. Mjekët e infermierët janë në ballë të kësaj situate. Cdo ore ka perforcim te masave, do informoheni edhe per masat e mevonshme qe do marrim ne varesi te situates dhe shkalles se rrezikshmerise. Nese kane shenja gripi te telefonojne ne numrin 127 dhe ta bejne kete pa vonese. Te mos vijne ne spitale e urgjenca, pa patur shenja klinike e sjane vizituar nga ekipet e urgjences. Virusi nuk shperndahet nga ajri, por kontakti”.