Ministria e Kulturës ndihmë banorëve për rijetësimin e banesave të tyre historike

Bonusi i Rijetësimit është nisma më e re e Ministrisë së Kulturës, që u vjen në ndihmë banorëve të qendrave historike të qyteteve, të cilët duan t’u japin jetë banesave të tyre.

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti ka njoftuar këtë nismë të rëndësishme, e cila do të vijë si një ndihmë në formë granti për individët por edhe të gjithë komunitetit që përfiton nga rijetësimi i qytetit.

Bonusi i Rijetësimit u shërben të gjithë atyre që duan të zhvillojnë pronën e tyre në qendrat historike të qyteteve përkatëse.

Ai përfshin dy instrumente mbështetjeje: një për restaurimin dhe konsolidimin e guaskës së shtëpisë, mureve, dritareve, dyerve, fasadës apo çatisë ku jepet 10 mijë dollarë mbështetje, dhe instrumenti i dytë, për të gjithë ata që do të duhet të futen në një plan transformimi dhe vënie në funksion ekonomik të shtëpisë, deri në 50 mijë dollarë.

Të Fundit