Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme i bëri thirrje shtetasve shqiptarë që jetojnë në Ukrainë që të largohen sa më parë nga vendi dhe të shmangen udhëtime drejt tij.
Thirrja e MEPJ vjen për shkak të situatës në kufirin mes Rusisë dhe Ukrainës, ku siç sqarohet përmes një njoftimi për mediat, ekziston ‘rreziku i besueshëm i përshkallëzimit të situatës’.
“Qytetarët e Republikës së Shqipërisë që ndodhen në Ukrainë mund të kontaktojnë për asistencë në numrat: +48 22 824 14 27; +48 501 194 910; ose në adresat e emailit: [email protected]; [email protected]; [email protected]”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Jashtme.
Edhe Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi u kanë bërë thirrje shtetasve të tyre të largohen përkohësisht nga Ukraina.
Të tjera shtete sikundër SHBA, Britania e Madhe, Norvegjia, Gjermania, Lituania, Danimarka dhe Izraeli kanë bërë të njëjtë thirrje për shtetasit e tyre.
Ndërkohë, ambasada amerikane në Tiranë ka shpërndarë në faqen zyrtare në Facebook fjalën Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan, i cili u bën thirrje të gjithë shtetasve amerikanë në Ukrainë të largohen nga vendi në 24-48 orët e ardhshme