Këshillimi Kombëtar/ Rama publikon shifrat: Mbi 276 mijë qytetarë kanë dhënë opinionin e tyre

Kryeministri Edi Rama fton qytetarët që të plotësojnë pyetësorin e Këshillimit Kombëtar.

Me anë të një postimi në Facebook, kreu i qeverisë shkruan se deri më tani në këtë nismë janë angazhuar mbi 276 mijë qytetarë.

Ai shprehet se kushdo që ende nuk e ka plotësuar, mund ta bëjë online ose përmes formularëve të cilët vijojnë të shpërndahen me postë.

Postimi i Edi Ramës:

276,420 qytetarë e kanë kthyer të plotësuar pyetësorin e Këshillimit Kombëtar.

Kush nuk e ka dhënë ende opinionin e vet mund ta japë në linkun www.keshillimikombetar.al dhe përmes postës, nëse tashmë zarfi me pyetësorin i ka mbërritur në shtëpi – shpërndarja vazhdon.

Të Fundit