Ministria e Drejtësisë/ Të rihapen gjykatat, gjyqet të bëhen me protokolle shëndetësore.

Ministria e Drejtësisë me anë të një akti normative, propozon që të nisin gjyqet në vend, me rregullat e Covid-19.

MD shprehet se gjyqet duhet të zhvillohen, duke iu përmbajtur të gjitha rregullave ndaj koronavirusit.

Ministria e Drejtësisë ka propozuar që nëse është e mundshme, gjyqet të zhvillohen online.

Propozimet e Ministrisë së Shëndetësisë:

KËSHILLI I MINISTRAVE

AKT NORMATIV

Nr.______, datë____.____.2020

“PËR DISA NDRYSHIME NË AKTIN NORMATIV NR. 9, DATË 25.3.2020 “PËR MARRJEN E MASAVE TË VEÇANTA NË FUSHËN E VEPRIMTARISË GJYQËSORE, GJATË KOHËZGJATJES SË GJENDJES SË EPIDEMISË SË SHKAKTUAR NGA COVID-19”, MIRATUAR ME LIGJIN NR. 30/2020, SI DHE SHFUQIZIMIN E AKTIT NORMATIV NR. 13,  DATË 2.4.2020, “PЁR MARRJEN E MASAVE TЁ VEÇANTA NЁ FUSHЁN E VEPRIMTARISЁ SЁ SHЁRBIMIT PЁRMBARIMOR GJYQЁSOR, NDЁRMJETЁSIMIT DHE ADMINISTRIMIT TЁ PROCEDURAVE TЁ FALIMENTIMIT GJATЁ KOHЁZGJATJES SЁ GJENDJES SЁ EPIDEMISЁ SЁ SHKAKTUAR NGA COVID-19”, MIRATUAR ME LIGJIN NR. 34/2020”

Në mbështetje të nenit 101 të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Drejtësisë dhe të ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

Në aktin normativ nr. 9, datë 25.03.2020 “Për marrjen e masave të veçanta në fushën e veprimtarisë gjyqësore, gjatë kohëzgjatjes së gjendjes së epidemisë së shkaktuar nga COVID-19, bëhen këto ndryshime:

Neni 1

  1. Neni 3, pika 1, ndryshohet si më poshtë vijon:
  2. Gjatë kohëzgjatjes së gjendjes së epidemisë së shkaktuar nga COVID-19 gjykatat zhvillojnë seancat gjyqësore duke zbatuar masa organizative specifike për zhvillimin e proceseve gjyqësore, të nevojshme për të shmangur grumbullimet në ambientet e gjykatave dhe brenda sallave gjyqësore sipas rregullave që miratohen në përputhje me parashikimet e nenit 3, pika 4 të këtij akti normativ.
  3. Neni 3, pika 2 shfuqizohet.
  4. Neni 3, pika 3, shfuqizohet.
  5. Në nenin 3, pika 4, shkronja “ç” fjalia “për çështjet e parashikuara në pikën 3, të këtij neni, në zbatim të pikës 2, të nenit 20, të ligjit nr.49/2012, “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, të nenit 173, të Kodit të Procedurës Civile, ose të nenit 340, të Kodit të Procedurës Penale” shfuqizohet.Hyrja në fuqi

    Ky akt normativ hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.

Të Fundit