Kryeministri Edi Rama ka pritur në Tiranë Mbretin e Jordanisë Abdullah II bin Al-Hussein, i cili ndodhet në Tiranë për një vizitë zyrtare.
Kryeministri Rama ka ndarë disa foto nga takimi me Mbretin e Jordanisë në rrjetin social faceebok, teksa e cilëson këtë të fundit si një mik dhe monark i çmuar.
“I nderuar të mikprisja sot me një kënaqësi të veçantë, Mbretin e Jordanisë Abdullah II bin Al-Hussein, një monark i respektuar botërisht dhe një mik i çmuar posaçërisht”, shkruan Rama.
Më herët, mbreti i Jordanisë u takua me presidentin Bajram Begaj, me të cilin biseduan për rritjen e dialogut politik dhe bashkëpunimin ekonomik e tregtar.
Gjithashtu, mësohet se palët u angazhuan për të shkëmbyer opinione për sfidat dhe perspektivat e agjendës globale.