Mezez-Fushe/ Tre jave pa mesuese anglishteje, Stop zgjidh problemin! – Stop – 12 Tetor 2020

Në 14 shtator të 2020-ës, nisi viti shkollor në sistemin parauniversitar në vend. Por “Shkolla 9 vjecare Mëzez- Fushë”, ende nuk është gati, përsa i përket stafit të mësuesve, si dhe shërbimit sanitar.” Prindër dhe nxënës tregojnë, se që kur ka nisur shkolla, nuk kanë bërë asnjë orë anglisht, pasi mësuesja ka marrë lejen e lindjes dhe nuk është zëvendësuar.Përvec saj, në këtë shkollë mungojnë edhe mësues të tjerë ka vetëm një sanitare në kohë pandemie.Për këtë problematikë pyesim drejtoreshën e shkollës Diana Nanushi.Ajo thotë, se i ka nisur shkresë ZVA-së, por nuk ka marrë zgjidhje.Por drejtoresha tregon, se kur gazetarja ishte në derën e shkollës, e telefonuan nga ZVA-ja, për t’i komunikuar, se mësuesja e anglishtes ishte rrugës…!!!

Të Fundit