Meta shkarkon 4 ambasadorë të Shqipërisë, mes tyre dhe vajza e Ismail Kadaresë – Stop
Aktualitet, Të Gjitha

Meta shkarkon 4 ambasadorë të Shqipërisë, mes tyre dhe vajza e Ismail Kadaresë

Besiana Kadare, vajza e shkrimtarit, Ismail Kadare, është liruar nga detyra si ambasadore e Shqipërisë në OKB. Dekreti është firmosur nga Presidenti Ilir Meta.

Gjithashtu, Ilir Meta ka firmosur sot dekretin e lirimit edhe për ambasadorë të tjerë. Arian Spasse është liruar nga detyra e ambasadorit të Shqipërisë në Republikën e Hungarisë, Albana Dautllari, u lirua nga detyra e ambasadores së Shqipërisë pranë Këshillit të Evropës, në Strasburg, dhe Ferit Hoxha, u lirua nga detyra e ambasadorit të Shqipërisë pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Edukimin, Shkencën dhe Kulturën (UNESCO).

Njoftim i Institucionit të Presidentit të Republikës

1 tetor 2021

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta, në mbështetje të nenit 92, shkronja “dh”, nenit 93 të Kushtetutës, si dhe të nenit 26, pika 2, të ligjit nr. 23/2015 “Për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë”, me propozim të Kryeministrit, ka dekretuar, disa lirime të Ambasadorëve të Republikës së Shqipërisë në shtete të tjera dhe organizata ndërkombëtare.

Konkretisht:

– Zoti Arian Spasse, u lirua nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Hungarisë, rezident.

– Zonja Albana Dautllari, u lirua nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Misionin e Përhershëm të Republikës së Shqipërisë pranë Këshillit të Evropës, në Strasburg, rezident.

– Zonja Besiana Kadare, u lirua nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara, në Nju Jork, rezident, dhe ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë, në Republikën e Kubës, jorezident.

– Zoti Ferit Hoxha, u lirua nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Edukimin, Shkencën dhe Kulturën (UNESCO), rezident.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *