Meta shfaqet i buzëqeshur në sallën e gjyqit, përshëndet me dy gishta dhe simbolin e shqiponjës

Ka nisur këtë të hënë seanca e dytë në themel për Ilir Metën, ku kamerat janë lejuar si herën e parë vetëm për 5 minuta.

Sipas pamjeve të sjella nga gazetarët që ndodhen në sallën e gjyqit, Meta shfaqet në formë dhe i buzëqeshur.

Gjatë seancës ai ka përshëndetur të pranishmit me dy gishtat lart dhe simbolin e shqiponjës.

Në momentin kur gjyqtarja largoi kamerat nga salla avokati i Metës, Kujtim Cakrani, e kundërshtoi këtë vendim pasi kërkoi që seanca të transmetohej live. Gjyqtarja Etleva Deda u shpreh se nuk mund të bëhet miting në sallë dhe kërkoi qetësi.

Ndërkohë është nxjerrë nga salla e gjyqit Edmond Haxhinasto me kërkesë të SPAK pasi ka dhënë dëshmi në fazën e hetimeve paraprake.

Monika Kryemadhi i kërkoi GJKKO t’i vërë në dispozicion CD me përgjimet ambientale që janë kryer.

Debatet e plota

Avokati Cakrani: Lejoni të jepet live.

Gjyqtarja Etleva Deda: Miting nuk bëhet në sallë.

Ilir Meta: Mos u lodh avokat për atë gjë, merr 10 mijë euro.

Gjyqtarja Etleva Deda: Nuk marrim aq.

Monika Kryemadhi: Edhe vrasësi serial në Amerikë nuk rri në kafaz.

GJKKO: Parimi i publicitetit të seancës nuk do të thotë transmetim drejtpërdrejt.

GJKKO: Transmetimi live cenon privatësinë e dëshmitarëve.

Të Fundit