Meta pajiset me kartë të re biometrike/ Thirrje qytetarëve: Çdo neglizhencë penalizon të ardhmen europiane të vendit – Stop
Aktualitet, Të Gjitha

Meta pajiset me kartë të re biometrike/ Thirrje qytetarëve: Çdo neglizhencë penalizon të ardhmen europiane të vendit

Presidenti Ilir Meta, me anë të një postimi në “Facebook”, tregon se sotu pajis me kartë të re identiteti.

Meta iu bën thirrje qytetarëve, që të rinovojnë kartat e identitetit, pasi është e nevojshme. Kreu i Shtetit shton se çdo neglizhencë penalizon të ardhmen europiane të vendit.

Postimi i presidentit Ilir Meta:

U paraqita sot pranë zyrës së Gjendjes Civile në Njësinë Administrative nr.13 në Tiranë, për t’u pajisur me kartën e re biometrike të identitetit ID.

Kur na ndajnë edhe 86 ditë nga zgjedhjet e shumëpritura të 25 prillit 2021, ju bëj thirrje të gjithë qytetarëve, të verifikojnë afatin e vlefshmërisë së dokumenteve të identifikimit.

Rinovimi i tyre është i domosdoshëm!

Mospasja e një karte të vlefshme ID është pengesë serioze për të ushtruar të drejtën kushtetuese të votës.

Mos neglizhoni dhe mos e leni aplikimin për në çastin e fundit!

Gjithashtu, ju ftoj të verifikoni sa më parë emrin në listën e zgjedhësve, si dhe vendndodhjen e qendrës tuaj të votimit dhe në rast se vini re parregullsi tek të dhënat, paraqituni menjëherë pranë zyrës së Gjendjes Civile në Njësinë tuaj Administrative.

Është thelbësore, që të gjithë qytetarët me të drejtë vote, të kenë mundësi të marrin pjesë në referendumin historik të 25 prillit

Të votosh është e drejtë, por edhe një përgjegjësi e lartë qytetare.

Çdo neglizhencë në këtë drejtim penalizon të ardhmen europiane të vendit.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *