Meta fajëson Bashën për protestën e 8 janarit: Drejtim i PD nuk fitohet me polici

Presidenti Ilir Meta fajëson kryetarin e PD, për ngjarjet e ndodhura në protestën e 8 janarit dhe situatën në të cilën ndodhet aktualisht PD.

Gjatë një interviste për “TV 21 Maqedoni”, Presidenti tha se Basha duhet të shkojë në votëbesim dhe se drejtimin e PD nuk mund ta mbajë me ndihmën e policisë.

“Asnjë demokrat nuk i meritonte ngjarjet e 8 janarit. Kur një kryetar kontestohet, ai duhet t’i nënshtrohet një procesi votëbesimi. Duhet të tregojë apo të konfirmojë legjitimitetin e tij. Për fat të keq, prej kohësh kërkohet një konfrontim artificial dhe i përgjakshëm. Sot kemi disa deputetë të vërtetë opozitarë, zëri i të cilëve do të dëgjohet akoma dhe më shumë dhe Shqipëria do të ketë zhvillimet e saj pozitive demokratike pa asnjë diskutim. “Udhëheqja e opozitës” po provokon një tension dhe pretendon në forma policore të imponojë një autoritet që nuk e ka. Sepse *në demokraci autoriteti fitohet me votë. Konfirmohet me votë. Nuk fitohet me polici. Fitohet me procedura. Cdo krizë politike ka vetëm zgjidhje politike. Zgjidhja është vota”,-tha Meta.

Të Fundit