Mësuesja-nxënësve: “Vizatoni rrathët e Ferrit dhe vendosni emrat e shokëve të klasës që doni t’i shihni të vdekur”

“Detyra shtëpie” absurde për fëmijët e shkollave fillore. Ndëshkimi dhe goditja publike e një fëmije me aftësi të kufizuara dhe  vizatimi i simboleve masonike në dërrasën e zezë. Një mori gjestesh të tjera të çmendura gjatë orëve mësimore, nën sytë e fëmijëve të vegjël. Për këtë arsye, pas ankesës së prindërve, shkolla Carlo Levi në Romë – një institut gjithëpërfshirës në zonën verilindore të kryeqytetit – ka vendosur ta pezullojë  mësuesen.

Presidentja e Këshillit të Institutit, Tiziana Cagnazzo, tregoi se çfarë ndodhi brenda mureve të shkollës Carlo Levi në mikrofonat e radiostacionit New Sound Level FM90. Presidentja raportoi disa episode që kanë ndodhur ndër vite. Bëhet fjalë për sjellje të kryera për një kohë të gjatë dhe jo për një sitautë momentale. Dhe ndër historitë më të këqija janë dy episode. E para ka të bëjë me një test në klasë për fëmijët e klasës së dytë:

“Vizatoni rrathët e Ferrit dhe fusni brenda emrat e shokëve të tyre të klasës që do të dëshironin t’i shihnin të vdekur”, ishte detyra që mësuesja i kishte dhënë nxënësve gjatë një ore mësimore.

Por kjo detyrë nuk mjaftoi, skandali u thelluame një tjetër ngjarje të ndodhur brenda institutit. Kryetarja e Këshillit të Institutit, në fakt tha se vetë mësuesja:

“ Kishte sulmuar gjithashtu një fëmijë me aftësi të kufizuara duke e goditur, kishte vizatuar simbole masonike në dërrasën e zezë, dhe gjatë një pushimi dreke, ishte mbështetur jashtë dritares, duke u lëkundur duke u mbajtur në litarin e grilave, përpara fëmijëve”.

Gjithçka iu raportua disa herë drejtoreshës së shkollës, shpjegoi Tiziana Cagnazzo dhe prindërit gjithashtu u përpoqën t’i kërkonin mësueses shpjegime. Por, nga sa u raportua, nuk kishte asnjë përgjigje për këtë çështje. Kishin shkuar deri në raportin zyrtar në Drejtorinë e Shkollës së Bashkisë III të Kryeqytetit. Por nuk ishte marrë asnjë vendim për këtë çështje. Derisa denoncimi në një emision radiofonik që çoi në pezullimin e përkohshëm të mësuesit.

 

Të Fundit