“Berisha ka nisur sulmet”, Basha: Veprojnë me parimin kush s’është me mua shpallet kulak!

Ish-kryetari i PD-së Lulzim Basha në një prononcim për mediat jashtë Kuvendit akuzoi grupin e Sali Berishës si përçarës të cilët shpallin armik cilindo që nuk u nënshtrohet.

Lulzim Basha foli për sulme të strukturuara nga Sali Berisha në drejtim të tij dhe Enkelejd Alibeajt, të cilin e njeh si ushtruesin e detyrës së kryetarit në PD.

Unë vij nga shumë takime në terren, me demokratët, dhe shoh që nuk ka frymë përbashkuese, por përçarëse, nga një grup njerëzish që prej kohësh kanë vendosur interesat personale të Berishës përmbi sakrificave të demokratëve. Kjo është dëshmuar edhe nga qëndrimet e drejtuesve të PD në terren. Shpreh keqardhje dhe shqetësim, jo që s’ka shërbyer aspak për të bashkuar demokratët, por është përdorur për të vijuar frymën e përçarjes me parimin që kush nuk është me mua shpallet armik e kulak, siç e keni parë në ato që i bënë kryetarit në detyrë Enkelejd Alibeaj, që mbron parimet e vlerat mbi të cilat qëndron PD, e interesat e demokratëve. Njësoj siç është pushtuar në mënyrë të paligjshme selia është pushtuar edhe hapësira e aksionit opozitar. Hapësira mediatike është e mbushur me ‘hidh e prit’ të tre figurave të tranzicionit, Ramës, Berishës, Metës, askush s’flet për rritjen e çmimeve. Berisha ka nisur sulme të strukturuara ndaj meje, ndaj Alibeajt, ndaj kujtdo që i del kundër”.

Të Fundit