Mësuesja “dhunoi” kolegen në shkollë, nxënësit refuzojnë ti shkojnë në mësim

Në 21 nëntor 2023 transmetuam një problematikë nga fshati Kuc i Vlorës. Në shkollën “Memo Meto”, në datën 18 tetor 2023, në ambientet e shkollës, dy mësuese u konfliktuan jo vetëm verbalisht, por situara degjeneroi edhe në dhunë fizike. Blerina Muca, mësuesja e biokimisë, tha, se ka pasur një debat me një koleg të shkollës, debat, që sipas saj, u regjistrua nga mësuesja e anglishtes Irma Yzeiraj, e cila e kërcënoi me publikimin e videos. Më pas mësuese Blerina tregoi, se është bullizuar dhe ofenduar vazhdimisht nga kolegia Irma për faktin, se mban syze optike, është beqare, apo duke e akuzuar, për raporte intime me persona të ndryshëm.Një debat i nisur në furgonin e transportit, shkoi në pikën, që në ambientet e shkollës, mësuese Irma e kapi nga flokët Blerinën, duke i thyer edhe syzet. Gjatë konfliktit kanë qenë prezentë nxënësit dhe drejtoresha e shkollës.Pas transmetimit, Ministria e Arsimit reagoi duke u shprehur, se do të vepronte, pasi prokuroria të zbardhte ngjarjen.Në përgjigjen e Prokurorisë thuhet, se nga studimi i materialit, nuk janë konstatuar elementë të veprës penale dhe materiali është arkivuar. Për të dyja mësueset e konfliktuara, u morën masa “Paralajmërim për largim nga puna”.Së fundi mësuese Irma Yzeiraj, është përfshirë në debate me prindër të nxënësve të shkollës Memo Meto, pasi këta të fundit nuk kanë pranuar të hyjnë në mësim, duke thënë, se ndjehen të bullizuar. Kemi biseduar me psikologen që ka bërë vlerësimin psiko social dhe ajo thotë, se duke qenë se ka pyetur mësues, nxënës dhe performanca e saj në punë është e mirë, atëherë ka arritur rezultate të mjaftueshme, gjë që ka cuar në emërimin përfundimtar të mësueses së anglishtes.

Lidhur më rastin e konfliktit verbal e fizik të mësueseve në shkollën “Memo Meto” në Kuc të Vlorës, ka qenë vetë prindi i një nxënësi, që ka treguar arsyen e debatit me mësuese Irmën, duke thënë, se edhe psikologia ka pasur dijeni.Nga ana tjetër nga ana e Zva Vlorë Himarë, na thuhet, se nga vlerësimi psiko-social nga psikologia dhe komisioni ad hoc, mësuese Irma Yzeiraj, ka arritur rezultate të mjaftueshme, për të vazhduar marrdhënien e punës.Alma Lama, Kryetare e sindikatës së mësuesve Tiranë shprehet e revoltuar nga emërimi, që është bërë për mësuesen, pas transmetimit të pamjeve shokuese në emisionin “Stop”. Ajo tregon, se ka pasur edhe në Tiranë raste të tilla, por Zva e kryeqyetit ka vepruar me kujdes.

Të Fundit