“Mësova shqip për dy vjet”, ambasadori austriak: Shijoj mikpritjen shqiptare dhe ushqimin

Ambasadori austriak në Tiranë, Christian Steiner ka treguar se ka filluar të mësojë gjuhën shqipe dy vite më parë.

Ai ka nënvizuar se e shijon shumë mikpritjen dhe ushqimin shqiptar.

“Shqipëria është një vend shumë i bukur. Më pëlqen shumë të udhëtoj nga veriu në jug. Takohem me njerëz dhe shijoj mikpritjen shqiptare dhe natyrisht ushqimin. Më ka rënë në sy, edhe në vitet 90’, që shqiptarët janë shumë miqësorë dhe tani kam më shumë kohë t’i takoj. Kam bërë shumë miq shqiptarë”, u shpreh ambasadori./EuronewsAlbania

Të Fundit