Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Yuri Kim, këtë të hënë përmes një postimi në rrjetet sociale ka nderuar figurën e Martin Luther King, duke dhënë kështu edhe një mesazh për politikën shqiptare.
Kim është shprehur se Martin Luther King luftoi për drejtësi dhe barazi si dhe refuzoi dhunën politike. Sipas saj duhet të vijojë të na frymëzojë trashëgimia e tij.
“Dr. Martin Luther King, Jr. nderohet në SHBA dhe në mbarë botën, jo vetëm për luftën për drejtësi dhe barazi për të gjithë, por edhe për refuzimin e dhunës politike. Le të vazhdojë të na frymëzojë trashëgimia e tij”, shkruan Yuri Kim.
Ky mesazh i Kim vjen pas protestës së 8 Janarit dhe incidenteve që u shënuan në të, ku përkrahës së ish-kryeministrit Berisha shqyen dyert dhe thyen xhamat e selisë së PD dhe hynë brenda godinës ku dhe u përplasën me mbështetësit e Bashës.